Skandal në Tiranë/ Shoferi dhe faturino i “Unazës” rrahin në sy të babait qytetarin (Video)

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, Tiranë, pasditen e djeshme ku një pasagjer i linjës së urbanit të “Unazës” është dhunuar në mënyrë  skandaloze nga shoferi dhe faturino.

VIDEO e ngjarjes qe duhet denuar nga institucionet

Sipas një video të publikuar nga “JOQ” mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela” pranë “Stacionit të Trenit”, ku pasagjeri i cili po udhëtonte me linjën e “Unazës” është dhunuar me grushta dhe shkelma nga punonjësit e kësaj linje.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të babait të qytetarit, i cili së bashku me të birin udhëtonin me këtë linjë. Ndërkohë, sipas dëshmive të pasagjerëve të tjerë i gjithë konflikti filloi pasi babë e bir i kërkuan llogari punonjësve së urbanit se pse nuk i njoftuan për stacionet ku ndalon autobuzi, pasi kishin shkuar shumë larg destinacionit.

Fillimisht mes tyre pati konflikt verbal, i cili më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e dhunës. Faturino dhe shoferi zbritën nga urbani, të cilin e ndaluan në mes të rrugës, disa metra larg stacionit ku dhe duhet të ndalonte, dhe në trotuar shihen teksa godasin me shkelma qytetarin. Ndërkohë, babai i tij i tmerruar përpiqet që t’i ndalojë, mirëpo si faturino njëjtë dhe shoferi nuk ndalin shkelmat ndaj qytetarit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...