Revoltë në Itali, Tik-Tokeri i famshëm me Lamborghini vrau fëmijën 5-vjeç, më pas doli nga makina dhe…

Date:

- Advertisement -

Një aksident i rëndë u shënua në Romë ku si pasojë humbi jetën një 5-vjeçar. Sipas mediave vendase mësohet se një automjet tip Lamborghni u përplas me një tjetër automjet tip Smart me të cilin po udhëtonnte 5-vjeçari së bashku me motrën dhe nënën të cilat mebetën të plagosura.

Në Lamborghni ndodheshin pesë të rinj, të cilët duket se në momentin e aksidentit po bënin video me cularët e tyre për ta postuar në rrjetet sociale. Drejtues i fuoristradës ishte pikërisht tik-tokeri i njohur italian Matteo Di Pietro.

Sipas mediave italiane mësohet se një nga prindërit e shokëtve të Manuelit, djalit 5-vjeçar që humbi jetën, tha se të rinjtë pas aksidentit qëndruan aty dhe nuk derdhën asnjë pikë lot. Madje sipas tij, fill pas aksidentit youtuberi doli nga mjetidhe filloi t’i bërtiste të ëmës së 5-vjeçarit, e cila ishte e plagosur, duke i thënë “Më prishët makinën me atë baraken”.

“Turpi më i madh është se ata qëndruan këtu për katër orë pa derdhur asnjë lot . Nuk kam parë as njërin prej tyre të dëshpëruar”, tha ai, rrëfim i cili ka sjellë revoltë në Itali, ku qytetarë kërkojnë ndëshkimin e të riut.

YouTuber, fytyra dhe themeluesi i The Borderline , akuzohet për vrasje dhe lëndime në rrugë. Edhe të rinjtë që ndodheshin në makinë me të rrezikojnë të hetohen nëse do të konstatohet se po xhironin video teksa ishin në automjet.

Aksidenti ndodhi dje pasdite, pak para orës 16. Matteo Di Pietro, së bashku me katër shokë të tjerë, kishin marrë me qira një Lamborghini për një tjetër sfidë sociale : të kalonin pesëdhjetë orë në të, pa zbritur kurrë. Një format që ai ua kishte propozuar tashmë ndjekësve të tij në muajt e fundit, fillimisht brenda një Cinquecento dhe më pas brenda një Tesla.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...