Shifër marramendëse! Myrto Uzuni tregon sa kushton kartoni i tij dhe sa ka ndryshuar për 8 vite

Date:

- Advertisement -

Futbollisti i shquar, Myrto Uzuni tregon se kartoni i tij tanimë kushton 25 milionë Euro.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Uzuni thotë se në një hark kohor prej 8 vitesh kartoni i tij është rritur në vlerën e rreth 23 milionë Eurove.

Blendi Fevziu: Si ishte karriera jote dhe si është akoma karriera juaj në Spanjë?

Myrto Uzuni: Karriera ime ndryshoi pasi ne me Granatën për 6 muaj po pësonim vetëm humbje dhe ramë nga Liga, por gjërat nuk shkojnë në jetë ashtu siç ne duam ndonjëherë. Unë kisha disa oferta për të më marrë, por Granata ka refuzuar dhe ju ka thënë se “ky është shpëtimi jonë për këtë vit”.

Blendi Fevziu: Dhe sa kushton kartoni juaj këtë moment?

Myrto Uzuni: Kartoni im kushton 25 milionë Euro në kontratë.

Blendi Fevziu: 25 milionë Euro nëse ju prishni kontratën ose nëse ju kërkoni që të transferoni në një ekip tjetër? Nga 2 milionë të asaj kohe në 25 milionë në një hark kohor prej 8 vitesh.

Myrto Uzuni: Po për 8 vite. Jam krenar për veten time sepse kam punuar shumë. Nuk ka qenë e lehtë./tvklan.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...