Në Zakynthos një peshkaqen shfaqet pak kilometra larg portit (Video)

Date:

- Advertisement -

Një kapiten me përvojë u përball me një pamje të rrallë rreth 3 km larg portit të Zakynthos, Greqi.

VIDEO e peshkaqenit

Ai ishte duke lundruar me varkë midis Kyllini dhe Kefalonia, kur pa një peshkaqen gjigant në zonë. Kur ai u afrua për të parë se çfarë ishte, u habit kur zbuloi se ishte një peshkaqen Mako i cili mund të arrijë një gjatë prej 4 m dhe të peshojë 570 kg.

Ai ka postuar në rrjetet sociale videon me peshkun e madh duke notuar para varkës. Ai tha se peshkaqeni nuk ishte aspak agresiv, përkundrazi, ishte shumë i qetë dhe notonte si delfin pranë varkës së tij.

Kjo specie e veçantë e peshkaqenëve është migratore, gjendet në thellësi të mëdha dhe nuk vjen në plazhe.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related