Shqipëria “ngrin” marrëdhëniet me Serbinë: Pa u liruar 3 policët, nuk kemi çfarë flasim me Beogradin

Date:

- Advertisement -

Kreu i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama sërish i kërkon Serbisë Lirimin e tre policëve të Kosovës.

Ai shprehet se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me Serbinë pa i liruar tre policët, edhe pse qartësoi se “ngrirja” nuk ka të bëjë me ndalimin e tregtisë mes dy vendeve, apo të marrëdhënieve të tjera diplomatike.

Ndër të tjera Rama është shprehur se ai nuk është i ëmbël me Albinin por në këtë pikë është në një drejtim me të dhe kërkon lirimin e policëve që nuk kanë bërë asgjë.

“Nuk kam asnjë koment për asgjë tjetër, përveç temës së tensioneve në Kosovë, që është një temë një milion herë më e rëndësishme për të gjithë ato që flasin vëllai i madh dhe vëllai i vogël, ne nuk kemi bërë asnjë lloj aktrimi por kemi qenë të qartë që të ndjekim politikën që kemi ndjekur edhe me Serbinë që ne me aq sa na lejon dhe kemi dhe fuqi dhe peshë kemi ndërhyrë. Fakti që tre policë në këtë rast janë shqiptarë të Kosovës, por të njëjtin qëndrim do të mbaja edhe nëse tre policë serb do të mbaheshin peng nga një shtet pa bërë asnjë krim. Kjo ndikon në marrëdhënie tona dhe kjo tregon se Serbia duhet që të angazhohet më seriozisht në marrëdhënie me ne. Nuk është vetëm fakti që janë policë shqiptarë, por janë tre njerëz që mbahen peng nga një shtet dhe mbulohet me faktin u arrestua ky dhe ai, nuk ka lidhje edhe sikur të jenë të vërteta arrestimet që bëhen nga forcat legjitime në Kosovë, një shtet demokratik nuk reagon në një mënyrë të tillë. Pretendimet që Serbia ka për arrestimet në Kosovë ka ku i adreson, ti adresojë te organizmat që janë atje për të sqaruar dhe monitoruar situatën, kjo është rruga e një shteti demokratik. Jemi shumë aktiv për lirimin e tyre në shumë kanale dhe as nuk diskutohet se për sa kohë ato njerëz janë atje marrëdhënie tona. Me Serbinë sot janë vetëm për këtë çështje dhe uroj që lirimi i tyre të ndodhë sa më parë, çdo ditë është e dëmshme, jo vetëm për marrëdhënie tona, por është e dëmshme për Serbinë, rajonin dhe nuk ka asnjë lloj përfitimi duke mbajtur në burg tre policë për shkelje kufiri. Serbia nuk e njeh atë kufi, apo tani po e njeh shtetin e Kosovës kjo është një lajthitje shtetërore dhe nuk bëhet fjalë për asnjë marrëdhënie tjetër në këtë drejtim është pasojë e një fakti. Pa lirimin e tre policëve nuk do të bëhet asnjë hap tjetër, unë nuk jam i ëmbël me Albinin por në këtë pikë jam dakord me Albinin dhe pa u liruar ato të tre nuk do të bëj asgjë. Nuk është rasti se ato njerëz kanë bërë krime, siç është rasti i arrestimeve në Kosovë, por janë tre policë që e kanë kaluar një vijë të pa qartë”, ka thënë Rama.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...