VIDEO/ SHOKUESE në Krujë, momenti kur grupi i ‘Rrajave’ qëllon dy vëllezërit e fisit Maja: Vr*te

Date:

- Advertisement -

Publikohet momenti me video nga sherri i një dite më parë në Fushë-Krujë mes dy fiseve Maja dhe Rraja, të cilët me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuar dy personat që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.

VIDEO nga kjo ngjarje e frikshme

Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë.

Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) janë goditur me sende të forta nga Xhelal Rraja dhe Përparim Rraja. Pas konfliktit, dy vëllezërit janë shtruar në spital, ndërsa Rrajat janë në shoqëruar.

Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Për ngjarjen policia ka shoqëruar dy persona.

Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet. Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë.

Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma, sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave.

Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa. Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave./VOXNEWS.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...