Grupi i fisit Rraja masakruan me shkopinj bejsbolli dy persona, analisti Dervishi ngre alarmin: A ka ndonjë psikiatër t’u vijë në ndihmë drejtuesve të trembur të policisë?

Date:

- Advertisement -

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Krujë tronditi mbarë opinionin publik. Sherri për guroren mes fisit Rraja dhe fisit Maja, degradoi në përdorimin e dhunës, dhe dy persona nga fisi Maja mbetën të lënduar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal, ku grupi i Rrajave dhunuan barbarisht me shkopinj bejsbolli e shqelma dy persona. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe analisti Lutfi Dervishi, ndërsa thekson se ngjarja është tejet alarmante, kjo edhe për faktin e mungesës së përgjegjësisë edhe nga institucionet dhe policia.

REAGIMI:

Për hurin dhe hunjtë e gardhit…

A ka mbetur ndonjë psikiatër në këtë vend t’u vijë në ndihmë drejtuesve të trembur të policisë në Krujë? A ka mbetur prokuror që të ketë guximin të zbatojë ligjin? A ka mbetur gjyqtar që t’i tregoj burgun dhunuesve?

A ka mbetur ndonjë hu në mazhorancë që të skuqet nga të fortët që ligjin e bëjnë me hu në dorë? A ka mbetur ndonjë hu nga shumica që të dënoje publikisht dhunën barbare apo “ligji nuk ndalon që të mbash hu në dorë?

A ka mbetur ndonjë gomone lirë apo, pas këtyre pamjeve, u mbushën e u zbrazën të gjitha? A ka mbetur ndonjë zyrtar policie me cipë apo i ka plasur cipa nga huri? A do te hapë gojën dikush dhe të mos thotë: “ta lemë drejtësinë të bëj punën e vet”? A ka parë njeri skena të tilla si ato të Krujës qoftë edhe nëpër filma?

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...

Rrëfimi prekës i Arbër Çepanit për kunatin e tij: Edlira shikonte celularin dhe priste t’i shkruante

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një...

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...