Dhuna barbare në Krujë: Shpallet në kërkim Rexhep Rraja, djali i deputetit

Date:

- Advertisement -

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër person për sherrin e ndodhur pasditen e djeshme në një lokal në Krujë ku u dhunuan dy kushërinjtë, Bilbil dhe Jashar Maja.

Mësohet se personi i shpallur në kërkim është Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Në videon e dhunës barbare filmuar nga vetë pjesëtarët e grupit Rraja, shfaqej edhe djali i deputetit, por që deri më tani nuk ishte identifikuar.

Rikujtojmë se në kërkim për dhunën barbare janë shpallur dy vëllezërit e deputetit Rrahman Rraja, Flamur dhe Xhelal Rraja.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi R. Rr., për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shtetasi R. Rr., është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...