Deri dje ishte publik, qytetari: Gjiri në Ksamil është privatizuar, kërkojnë lekë dhe s’ofrojnë asnjë shërbim

Date:

- Advertisement -

Nga viti në vit plazhi publik në Shqipëri po bëhet inekzistent pasi çdo hapësirë është zaptuar nga privati.

Edhe ato hapësira, gjire të vogla, të fshehura mes shkëmbinjve dhe jo lehtësisht të aksesueshme, tani janë privatizuar.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një fenomen të tillë në një prej gjireve të Ksamilit.

Qytetari thotë se gjiri që shihni në fotot e mëposhtme deri vjet ka qenë publik, për ata pushues dhe admirues të natyrës dhe thjeshtësisë. Pavarësisht faktit se në këtë plazh nuk kishte asnjë lloj shërbimi apo infrastrukture, pushuesit sërish e bënin rrugën në këmbë për të shijuar detin dhe natyrën.

Por këtë vit gjërat kanë ndryshuar dhe plazhi është privatizuar nga persona që kanë vendosur çadra e shezlonge dhe kërkojnë para pa ofruar asnjë lloj shërbimi.

Qytetari thotë është fyese të bësh një rrugë të veshtirë 15 minuta, i ngarkuar me çdo nevojë të mundshme dhe të gjesh një person që kërkon para per t’u shtrir në shezlongët e tij.

Ai thotë se nëse ky person ka vendosur çadrat pa leje duhet të ndëshkohet sipas ligjit, por edhe nëse i ka me leje shteti duhet të marrë masa dhe t’iu shërbejë ashtu siç duhet taksapaguesve.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje. Meqenese keni hapur fushate per shperdorimin e bregut:

Ky gji I vogel dhe I bukur ndodhet ne zonen e Ksamilit. Deri vjet ka qene publik. Per te shkuar duhet te besh nje rruge shume te veshtire ne kembe dhe te marresh parasysh se nuk ka asnje sherbim, tualet, lokal, uje,ushqim infrastukture, asgje. Gjithsesi mbushej plot me pushues dhe admirues te thjeshtesise se natyres.

Sivjet eshte zaptuar nga individe duke vendosur cadra dhe shezlone. Me leje apo pa leje, nuk di ta them. Me ben shume pershtypje fakti se privatizimi sot kryhet vetem duke vendosur cadra dhe pa mundesuar asnje sherbim. Eshte fyese te besh nje rruge te veshtire 15 minuta, I ngarkuar me cdo nevoje te mundshme dhe te gjesh nje person qe kerkon para per tu shtrir ne shezlonet e tij. Mund ta shihni edhe ne foto qe me shume njerez, shqipetar edhe te huaj ka ne cepin me te parehatshem qe ka lene meshira e zaptuesit se sa ne 90 perqind te gjirit te zene me cadra.

Nese zoteria eshte pa leje, meriton ndeshkim sipas ligjit. Nese zoteria eshte me leje, turpi dhe faji eshte me I madhe sepse bie mbi institucionin e shtetit qe duhet ti sherbeje atyre qe i paguajne. Taksapaguesve! Lutem ta beni publike kete padrejtesi per hater te gjithe atyre familjareve qe zbrisnin te djersitur me cadra neper duar dhe detyroheshin te ngjesheshin si bageti ne copezen publike qe kishte lene meshira e zaptuesi nderkohe qe cadrat e tij rrinin bosh.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...