Prej muajsh në spital, vdes në Itali futbollisti shqiptar

Date:

- Advertisement -

Pothuajse tre muaj pas një aksidenti në autostradën e Brenerit, Itali, futbollisti shqiptar Kevin Kuka ka vdekur.

Mesfushori premtues i Virtus Bolzano, i cili do të kishte mbushur 22 vjeç më 31 gusht, ishte shtruar në spital që nga 20 prilli, pas një përplasjeje nga një kamion në provincën e Trentos.

Kevin që po udhëtonte me një “Golf” bashkë me disa shokë, kishte pësuar lëndime të rënda. Dhe pas shumë javësh në luftë me jetën, ai vdiq dje në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Santa Chiara në Trento.

Shokët e skuadrës dhe tifozët, të cilët e kishin pritur rikthimin e tij të veshur me bluzat me shkrimin “Forza Kevin”, janë bashkuar në dhimbje bashkë me familjen e 21-vjeçarit me origjinë shqiptare.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Moderatorja e Showbiz do t’i bëjë Vettingun doganierëve

Nga kamerat e dritat e televizionit në ato të...

VIDEO/ Shqiptarja Laura Fetahu lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një perormancë të shkëlqyer...

VIDEO/ Reali është shumë i fortë për ekipin e Kumbullës, madrilënët i shënojnë 4 gola Espanjolit

Reali i Madridit ka marrë një fitore të thellë...

VIDEO/ Pasim si me telekomandë, Ylber Ramadani jep një asist të mrekullueshëm në Serinë A

Leçe ka barazuar me shifrat 2-2 me Parmën në...