Shqiptarja i drejtohet Suella Braverman për komnetet negative ndaj emigrantëve: S’jemi të gjithë kriminelë

Date:

- Advertisement -

Vajza në foto është Marinela Bouzo, 27-vjeç. Shqiptarja u zhvendos nga Shqipëria në Kretë në vitet 1990 për t’i shpëtuar Luftës së Kosovës, teksa në Greqi, pasi përfundoi me sukses studimet e saj për biznes ndërkombëtar në Kolegjin Amerikan të Greqisë në Athinë, Marinela vendosi synimet e saj për t’u bërë juriste.

Pas studimeve në Greqi, shqiptarja u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar, ku mori një diplomë juridike 2:1 LLB nga Universiteti i Hapur ndërsa punonte me kohë të plotë. Së fundmi Marinela ka reaguar lidhur me deklaratën e sekretares së Brendshme Suella Braverman e cila i quajti shqiptarët kriminelë, duke shtuar se ishin ata që ndihmuan emigrantët e paligjshëm të kalonin Kanalin.

Marinela thotë për mediat angleze se shumica e shqiptarëve janë individë punëtorë që kontribuojnë pozitivisht në shoqëri.

Marinela tha:

Pavarësisht nëse vjen nga Suella Braverman apo dikush tjetër, është e rëndësishme të mos përgjithësohet një grup i tërë njerëzish bazuar në veprimet e disa individëve. Ndërsa në përgjithësi përvojat e mia në Angli kanë qenë pozitive, kam pasur komente aty-këtu dhe disa njerëz ende gjykojnë negativisht kur u them se familja ime është shqiptare.

Kam takuar individë 14 dhe 15 vjeç, të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe si viktima të bandave kriminale dhe kanë premtuar një të ardhme më të ndritshme, vetëm për ta gjetur veten të bllokuar në kthetrat e skllavërisë moderne. Ka edhe familje që përpiqen për një jetë më të mirë, duke kërkuar punësim dhe mundësi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse vendit të tyre i mungojnë rrugët për rritje.

Të dëshpëruar për t’i shpëtuar rrethanave të tyre, ata nisin udhëtime të paligjshme, duke rrezikuar jetën e tyre për një shans për një të ardhme që nuk mund ta gjejnë brenda kufijve të tyre, duke treguar se sa janë të gatshëm të shkojnë për të dashurit e tyre. Ne nuk jemi të gjithë kriminelë, por ndonjëherë na trajtojnë si ata.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Milot Rashica shënon gol spektakolar, gjuajtja e lojtarit shqiptar është e pakapshme për portierin

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër...

“Burrat shqiptarë thyenin qafën për mua”, 19-vjeçarja amerikane përgënjeshtron Daily Mail: Mos shkruani më!

19-vjeçarja amerikane Eva Kovac gjatë interviste për Daily Mail...