Vrasja e Xhuliano Prelës / Lirohet pas tre vitesh burg Redion Hysa, dënohet Nikoll Sherniku

Date:

- Advertisement -

Prej gati më shumë se tre vitesh pas hekurave, i riu Redion Hysa i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Xhuliano Prela, është lënë i lirë.

Redion Hysa u arrestua në vitin 2020 së bashku me kushëririn e tij Sokol Hysa, pasi ishin të dyshuarit kryesorë se kishin hapur zjarr ndaj makinës ku ndodhej Prela, duke e lënë atë të vdekur.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edhe Nikoll Sherniku, një emër i njohur i botës së krimit, i cilësuar si “ushtari” i Ervis Martinajt. Sherniku megjithatë, nuk u akuzua si autor, por mbi të u ngrit akuza e “moskallëzimit të krimit”.

Gjykata ka vendosur dënimin e Shernikut me 3 vite e 6 muaj burg.

Ka qenë gazetarja Klodiana Lala, ajo e cila ka risjellë disa herë në vëmendjen e publikut këtë ngjarje, duke insistuar në pafajësinë e Redion Hysës. Në emisionin e saj të fundit, u zbuluan disa fakte të reja që raportohet se zbuluan pafajësinë e Hysës.

Më herët, prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për Hysën, megjithëse ky i fundit vazhdimisht i kishte mohuar akuzat.

Vrasja ndodhi në dhjetor të vitit 2020 në autostradën Lezhë-Milot, dhe në atë kohë u tha se shkak për krimin u bë sherri për dritat e gjata të makinës të policit të FNSH-së që po kthehej nga Shkodra.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Milot Rashica shënon gol spektakolar, gjuajtja e lojtarit shqiptar është e pakapshme për portierin

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër...

“Burrat shqiptarë thyenin qafën për mua”, 19-vjeçarja amerikane përgënjeshtron Daily Mail: Mos shkruani më!

19-vjeçarja amerikane Eva Kovac gjatë interviste për Daily Mail...