VIDEO/ Kaos dhe dhunë në rrugë, ultrasit e Tiranës dhe Besiktas përleshen me sende të forta

Date:

- Advertisement -

Tirana humbi dje 0-2 me Besiktas në “Air Albania”, me sfidën që vlente për ndeshjen e kthimit në turin e dytë kualifikues të Conference League.

Video nga tifozet e dy skuadrave

Bardheblutë u eliminuan pas këtij 90 minutëshi, teksa sfida në kryeqytet nisi me 14 minuta vonesë.

Për këtë u kujdesën ultrasit e Besiktas. Të ardhur nga Turqia në numër të konsiderueshëm, tifozët e Besiktas ndezën flakadanë dhe i hodhën në fushë dhe në tribunën ku ishin tifozët e Tiranës.

Kaq ka mjaftuar që tifozët bardheblu të kundërpërgjigjeshin, me sigurinë dhe forcat speciale të policisë që u futën në fushë dhe tribuna.

Pas qetësimit të situatës, ndeshja vijoi për fitoren e miqve. Dueli mes ultrasve nuk do mbaronte pas 90 minutave. Këtë herë kanë qenë tifozët e Tiranës që kanë prituar ata të Besiktas. Pas duelit, në rrugët e Tiranës ka pasur kaos, përplasje dhe frikë.

Dy grupimet janë përplasur me sende të forta.

Në videot më poshtë duket edhe përplasja mes tyre, duke mos munguar as karriget. Tifozët e Tiranës duket se kanë marrë “hak” dhe i kanë prituar ata të Besiktas jashtë stadiumit. Për fat nuk ka asnjë të lënduar nga përplasjet mes tyre.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Po bën tradhti kombëtare”/ Historiania Elena Kocaqi: Rama po e trajton Shqipërinë sikur ia ka lënë

Nisma për krijimin e një shteti Bektashi në Tiranë,...

Mori vëmendjen në ‘San Siro’, Diletta Leotta ‘çmend’ tifozët në derbin Inter-Milan (FOTO)

Diletta Leotta, gazetarja dhe influencerja e njohur italiane me...

Fitorja në derbi ndaj Interit, De Biasi: Milan më mahniti, treguan karakter të fortë

Milani mundi në derbi Interin me shifrat 2-1. Për...