VIDEO/ Tifozët shqiptarë u zhgënjyen dhe thanë se fitorja e Haxhi Krasniqit ishte “e blerë”, gjyqtari shpjegon pse i dha fitoren: Algjeriani më goditi dhe mua

Date:

- Advertisement -

Haxhi Krasniqi u kthye në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje boksi ndaj Nadjib Mohamedi. Kjo përballje u zhvillua në Fadil Vokrri dhe u fitua nga Krasniqi, por tifozët shqiptarë mbetën të zhgënjyer. Shumë ndeshje përpara eventit kryesor të Krasniqit u mbyllën me vendimet e arbitrave, duke i shkuar në favor boksierëve shqiptarë.

VIDEO nga gjyqtari

Edhe për shkak të kësaj arsye, fakti që ndeshja e Krasniqit u mbyll para kohe dhe u dha nga gjyqtari, bëri që shumë tifozë shqiptarë të zhgënjëheshin. Ata kërkonin një mënyrë tjetër fitore dhe u fol jo pak se Krasniqi “e kishte blerë” gjyqtarin.

Në një intervistë për “Gazeta Blic Sport”, gjyqtari Ajet Rrecaj ka shpjeguar gjithçka sa i përket vendimit të marrë. “Unë jam i obliguar t’ia tërheq vërejtjen që të mos godasë jashtë rregullave, unë ia tërheqa vërejtjen tri herë boksierit algjerian, ai nuk u përmirësu, rregullat janë rregulla, nuk ka rëndësi a je algjerian, a je kampion, apo çka je,

Nuk lejoj unë të godasë jashtë rregullave, ai le të thotë çkado. Edhe në futboll ka rregulla, niher ta jep kartonin e verdhë – pastaj ta jep të dytin dhe të largon, a është ashtu? Njëherë kur ra gongu dhe i ndava boksierët, në një moment algjeriani me të dyja duart me kap te dorë e majtë, më godet aty. Nuk lejohet askund tjetër që një boksier të godas gjyqtarin. Por për shkak të opinionit, e lejova. Pastaj vetëm pak më vonë, e goditi Krasniqin mbrapa koke. Prandaj nuk e tolerova më”, tha Rrecaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Burrat shqiptarë thyenin qafën për mua”, 19-vjeçarja amerikane përgënjeshtron Daily Mail: Mos shkruani më!

19-vjeçarja amerikane Eva Kovac gjatë interviste për Daily Mail...

Hutohen përdoruesit e Google Maps, çfarë është ishulli misterioz “i nxirë” në hartë

Google Maps ka fshirë plotësisht një ishull dhe kaq...

Moderatorja e Showbiz do t’i bëjë Vettingun doganierëve

Nga kamerat e dritat e televizionit në ato të...

VIDEO/ Shqiptarja Laura Fetahu lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një perormancë të shkëlqyer...