E trishtë/ Ndërron jetë pedagogia nga Gjirokastra

Date:

- Advertisement -

Pedagogia nga Gjirokastra, Edlira Late, ka ndërruar jetë në moshë fare të re. Lajmin e konfirmojmë familjarë të saj në rrjetet sociale. Prej kohësh ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht nuk e fitoi dot. Lamtumira e fundit do t’i jepet ditën enjte në Gjirokastër, ora 11:00.

Edlira Late kishte një përvojë disa vjeçare në menaxhimin e çështjeve të arsimit në sektorin publik dhe privat, me një fokus të veçantë në fushën e trajnimit të mësuesve, të ndërkombëtarizimit të arsimit dhe të sigurimit të cilësisë në arsim.

Si studente në programin Fulbright, pjesë e programeve të shkëmbimit të mbështetur nga “US Bureau of Educational and Cultural Affairs”, ajo përfundoi programin Master në Edukim në fushën e Drejtimit dhe Studimit të Politikave në Arsim, në Loyola University Chicago, Illinois, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përvojat të tjera të punës përfshijnë menaxhimin dhe koordinimin e nismave arsimore dhe projekteve të trajnimit pranë strukturave qendrore të arsimit dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përvojën në vijimësi në mësimdhënie në programet profesionale të studimit dhe kualifikimit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të shkollës, të ofruara pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adoleshentëve në Tiranë

Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin...

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...