Vrasja e tifozit grek, pesë persona të dyshuar për krimin, mes tyre edhe një shqiptar

Date:

- Advertisement -

Një shqiptar, një kroat, dhe tre grekë janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e tifozit grek, Michalis Katsouris.

Pas përleshjeve masive që ndodhin mbrëmjen e së hënës mes dy grupeve të tifozëve (të Dinamos së Zagrebit dhe të AEK-ut), humbi jetën i riu.

Mediat greke raportojnë se shqiptari dhe kroati pas arrestimit kishin mbi vete thika të palosshme me gjak dhe u ndanë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve, si të dyshuar për vrasjen.

Dy grekët janë tifozë të organizuar të një skuadre greke dhe me precedentë të rëndë kriminalë.

Videot amatore nga sulmi shfaqën dhjetëra të rinj duke vrapuar pranë stadiumit me shkopinj dhe shufra hekuri në dorë, ku shpërthyen bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Dhjetë persona u lënduan dhe katër përfunduan të shtruar në spital, ndërsa tifozi i AEK humbi jetën.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...