Analiza e ekspertit: Si ka mundësi që nëGjermani qumështi eshte më i lirë se Shqipëri!

Date:

- Advertisement -

Eksperti Panajot Soko ka krahasuar çmimet, pagat dhe pensionet në Shqipëri me ato në Gjermani. Përmes një postimi në “Facebook”, Soko shkruan se teksa në Gjermani një litër qumësht kushton 1.25 euro, në vendin tonë ai shitet me 1.35 euro, ndonëse paga mesatare bruto në Shqipëri është shumë herë më e vogël se ajo që marrin gjermanët.

Sipas ekspertit arsyeja se pse në Gjermani qumështi është më i lirë se në vendin tonë është për vetë faktin se qeveria mendon për popullin dhe prodhimin e vet.

“E para, ata e subvencionojnë fermerin vendas. I japin parà për çdo kokë dhe për çdo litër qumësht që prodhon. Subvencioni ul kostot dhe rrjedhimisht çmimi del më lirë.

E dyta ata e kanë TVSH e ushqimeve 7%, ne e kemi 20%. Sepse qeveria aty e kupton që taksat e larta tek ushqimet rëndojnë më të varfërit dhe se s’mund të taksosh njëlloj si bukën, si mallrat e luksit”, shkruan eksperti, teksa më tej thekson se rruga për çdo problem gjendet, mjafton që qeveria të mendojë për njerëzit.

Postimi i plotë:

Një litër qumësht në Gjermani 1.25€

Një litër qumësht në Shqipëri 1.35€

Paga mesatare bruto në Shqipëri 690€

Paga mesatare bruto në Gjermani 4000€

Pensioni mesatar në Shqipëri 155€

Pensioni mesatar në Gjermani 1580€

Pse qumështi në Gjermani del më lirë sesa në Shqipëri? Në kushte të njëjta, qumështi në Gjermani duhet të ishte më i shtrenjtë, pasi aty kostoja e punonjësve është më e lartë, kostoja e materialeve është më e lartë, por ai del më lirë.

Arsyeja është – sepse aty kanë një qeveri që mendon për popullin e vet dhe për prodhimin e vet. Çmimet e ushqimeve aty janë prioritet.

E para, ata e subvencionojnë fermerin vendas. I japin parà për çdo kokë dhe për çdo litër qumësht që prodhon. Subvencioni ul kostot dhe rrjedhimisht çmimi del më lirë.

E dyta ata e kanë TVSH e ushqimeve 7%, ne e kemi 20%. Sepse qeveria aty e kupton që taksat e larta tek ushqimet rëndojnë më të varfërit dhe se s’mund të taksosh njëlloj si bukën, si mallrat e luksit.

Kjo bën që çdo familje gjermane, ushqimin mos ta diskutojë asnjëherë. Sepse çmimet për shumē produkte i kanë dhe më të lira se ne. Dhe kur mendon pagat e tyre, pastaj kostoja e të ushqyerit kthehet në qesharake.

Rrugët për çdo problem gjenden, mjafton që ata që qeverisin të mendojnë për njerëzit dhe të kenë dëshirën të bëjnë për njerëzit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...