Himarë, katër shok adoleshentë përplasin jet skitë në det! 16-vjeçari vdes disa orë më pas tek Trauma, plagoset shoku i tij pasagjer

Date:

- Advertisement -

jo që menduan se do të ishte një lojë në detin blu përfundoi në tragjedi në plazhin e Llamanit të Himarës.

Pasditen e 15 gushtit 2023, katër shokë adoleshentë morrën me qera dy jet ski. Gjatë manovrave dy mjetet lundruese janë përplasur dhe për pasojë u dëmtua rëndë 16 vjeçari K.Xh, i cili drejtonte njërën nga jet skitë, ndërsa shoku i tij 17 vjeç pasagjer u plagos lehtë.

E rëndë në Himarë, polici 28 vjeç ndërhyn të ndajë sherrin, goditet me thikë! Në gjëndje kritike për jetën! FNSH në ndjekje të autorit
LEXO EDHE:
E rëndë në Himarë, polici 28 vjeç ndërhyn të ndajë sherrin, goditet me thikë! Në gjëndje kritike për jetën! FNSH në ndjekje të autorit

“Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K” informoi sot policia.

16 vjeçari vdes në spital
Djaloshi nga Tirana u nxorr nga uji i gjakosur dhe pa ndjenja për tu sjellë me urgjencë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte fraktura shumë të rënda në kokë.

Që në momentet e para kur mbërriti tek Trauma mjekët konstatuan gjëndjen kritike për jetën të adoleshentit, që bënte të pamundur dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

16 vjeçari u vendos në intubim thanë mjekët për Report TV pak pasi mbërriti tek spitali i Traumës por disa orë më pas, pak pas mesnatës së 15 gushtit, u konfirmua se zemra e tij kishte ndalur.

Fillimisht, dy shokët që ndodhesin në jet skinë tjetër, përkatësisht U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, u zbulua e vërteta, informoi policia.

Ne hetim pronari që dha jet skitë
Dy të miturit kishin marrë me qira dy jet ski edhe pse ligjërisht nuk lejohet që t’i marrin të miturit. Për këtë ngjarje ka nisur procedimi penal për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”. Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

Fillimisht, policia bëri me dije se dy të miturit pasi mbaruan xhirot me mjetet lundruese në plazhin e Llamanit, u hodhën nga shkëmbi në det. Sipas njoftimit paraprak të policisë, u hodh 16-vjeçari, ndërsa adoleshenti tjetër u hodh ta shpëtonte. Sidoqoftë, policia e rrëzoi këtë version me pretendimin se dy shokët që ndodhesin në jet skinë tjetër, përkatësisht U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme .

Ngjarja ende është e paqartë, ndërsa po punohet të zbardhur më tepër detaje.

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetararët Armand Xhelili dhe Enxhi Musaj. Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve 16 vjeçari i cili drejtonte një nga 2 jet skitë që u përplasën aksidentalisht në plazhin e Llamanit mëson Report TV.

Ngjarja u regjistrua pasditen e 15 gushtit 2023, ndërsa 16 vjeçari K.XH u soll me helikopter në Tiranë por nuk mundi ti mbijetojë plagëve dhe konfirmohet se adoleshenti u nda nga jeta rreth mesnatës.

Sipas policisë 16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku I tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë future në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K

S.G/Shqiptarja.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adoleshentëve në Tiranë

Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin...

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...