“Kam ngelur rrugëve të Himarës me prindërit, restorant Fane më mashtroi pasi rezervova”

Date:

- Advertisement -

Jemi në gusht dhe shumë pushues kanë zgjedhur jugun e vendit për të kaluar disa ditë pushime. Një qytetare ka zgjedhur t’i bëj pushimet me familjen e saj në gusht. Për këtë ka rezervuar një dhomë me qira në booking në datë 15 korrik te biznesi restorant Fane.

Pas kësaj ka shkuar 1 javë para ditës së rezervimit dhe ka folur me pronaren dhe ajo i ka thënë që dhoma do të ruhet për ta. Qytetarja bashkë me prindërit e saj të moshuar dhe me tension, kanë shkuar në Himarë pas rezervimit, por ata i kanë thënë që dhoma është zënë pavarësisht rezervimit nga ajo.

Qytetarja kërkon zgjidhje të problemit, pasi ka ngelur rrugëve të Himarës bashkë me prindërit e sëmurë dhe askush nga Restorant Fane nuk mban përgjegjësi.

Qytetarja:

Pershendetje si jeni. Dua te bej nje denoncim per nje biznes mashtrues ne himar. Biznesi quhet Restorant Fane. Japin dhoma me qera me booking. Okay bera rezervimin qe me dat 15 korrik ne booking se kam prindrit e moshuar dhw me tension. I marr ne telefon me thone ja ta verifikoj me pronaret nuk kthejn pergjigje me dite dhe me thot ik te restoranti ne Himare fol. Ika 1 jave para dates se rezervimit fola me pronaren me gha ne rregull jemi okay po ta ruaj tha dhomen.

Shkojme sot dhe me thot e kam zen ne booking nderkoh qe une kisha rezervimin si ne booking dhe si fizikisht. Une jam nis me prindrit e semur nga Tirana. Ikim aty dhe me kane bere prindrit per te fiket. Ta dine te gjithe mashtrimet e ketij biznesi dhe cfad u bejne njerzve. Te lutem se kam prindrit rrugve te Himares je gjendje te keqe.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related