“Canale 5”: Në aeroportin e Tiranës flitet italisht

Date:

- Advertisement -

Fluksi i turistëve është shtuar shumë në vendin tonë dhe aeroporti “Nënë Tereza” është pika kryesore e mbërritjeve të tyre.

Duke ditur se këtë verë italianët janë dyndur në bregdetin shqiptar nga Durrësi në Kavajë, reportazhi i fundit i televizionit italian “Canale 5” kishte në fokus Shqipërinë.

Reportazhi që tregon se numri i italianëve që mbërrijnë në vendin tonë për pushime është tepër i lartë këtë verë, nisi me frazën:

Aeroporti i Tiranës flet italisht.

Gazetari flet për një bum turistik në Shqipëri duke krahasuar Italinë me vendin tonë. Theksi vihet tek çmimet e ulta si për akomodimin, resorantet ashtu edhe plazhet.

Duke u ndalur te çmimet e çadrave, italianët thonë:

“15 euro, jo më shumë.”

“5 euro, çadra dhe 2 shezllonë.”

Këto çmime dhe shërbimi e cilësia që gjejnë në Shqipëri, i bëjnë italianët mjaft të kënaqur, madje duke e sugjeruar vendin tonë edhe tek të afërmit e miqtë e tyre.

Disa prej tyre thonë:

Gjatë këtyre viteve kam nisur të sjell edhe familjen, miqtë dhe tani më duhet të them se vijnë edhe pa ia propozuar unë.

Kjo na nxit me siguri edhe për vitin tjetër për t’u rikthyer në brigjet shqiptare.

Më tej gazetari thotë:

Në dy vitet e fundit numri i turistëve italianë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022 ishin mbi 70 përqind më shumë se sa në vitin 2021.

Ndërkohë që këto shifra pritet të rriten edhe më shumë gjatë këtij viti.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related