Italiani zhgënjehet nga anija në Sarandë: Era karburant, deti i trazuar, njerëzit me të vjella

Date:

- Advertisement -

Këtë vit me mijëra italianë kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar, por shumë prej tyre kanë mbetur të pakënaqur.

Gazeta e njohur italiane “Il Messaggero” së fundmi ka shkruar një artikull tjetër për një italian të zhgënjyer nga pushimet në Shqipëri.

Në artikullin e mëposhtëm, një italian thotë se pushimi me kosto të ulët fsheh gjithashtu disa gracka.

Ai ka treguar eksperiencën e tij në një anije në Sarandë. Ai thotë se anija ishte e tejmbushur dhe kjo bëri që shumë prej tyre të rrinin në këmbë.

Unë nuk jam influencues, thjesht po ndaj përvojën time. Anija kishte 100 vende, por ne ishim 300 në bord. Udhëtimi zgjati 5 ose 6 orë dhe gjysma e njerëzve mbetën në këmbë. Mes tyre kishte shumë çifte me bebe, madje disa muajsh. Ne kishim një stol dhe së bashku u ulëm me disa djem, përndryshe do të na duhej ta bënin udhëtimin në këmbë.

Më tej ai ka treguar edhe për çështjen e sigurisë së kësaj anije.

Atëherë, anija as që duhej të largohej, sepse deti ishte shumë i trazuar dhe nuk mund t’ju them se sa njerëz u sëmurën, deri në të vjella. Disa kishin të përziera edhe nga era e karburantit, u gjendëm në një feste me shkumë dhe unë rashë në tokë, duke rrezikuar të vras kokën.

Gjithashtu ai ka treguar edhe se si zonja që i shiti biletat e bindi për shëtitjen me anije.

Zonja që na shiti biletat na tha se do të vizitonim plazhet më të bukura dhe të paarritshme, por pamë plazhe që nuk i përmbushnin pritshmëritë.

Më pas ai e mbyll rrëfimin e tij duke thënë:

Mezi prisnim të ktheheshim, vërtet shumë stresuese.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related