Çfarë ndodhi?! Sherr brenda avionit në Rinas, 23-vjeçari nis të…

Date:

- Advertisement -

Një 23-vjeçar është arrestuar në aeroportin e rinasit, pasi është konfliktuar me disa pasagjerë në avion, për shkak se ishte i dehur.

Sipas policisë, i riu ka hyrë në gjendje të rënduar në avion për shkak se kishte konsumuar pije alkolike dhe ka nisur të konfliktohet me disa pasagjerë të tjerë. Po ashtu, ai ka kundërshtuar dhe efektivët e policisë, të cilët kanë shkuar për të qetësuar situatën.

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos e shoqëruar, pasi në gjendje të dehur, shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet 23-vjeçari.

Krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë vijuar punën për të parandaluar dhe për të goditur paligjshmëritë. Për rastin e konstatuar së fundi:

Është arrestuar në flagrancë shtetasi E. N., 23 vjeç, pasi në mesnatë, kanë njoftuar punonjësit e një linje fluturimi, në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion. Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin E. N. 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...