“Viktima” e parë në Arabinë Saudite! Ndodh në ekipin e Benzemas, duan të heqin lojtarin që erdhi nga Europa vetëm pas 1 muaj nga transferimi

Date:

- Advertisement -

Klubet e pasura nga Arabia Saudite janë atraksioni kryesor në botën e futbollit këtë verë, sepse pakkush mund t’i rezistojë ofertave të pabesueshme nga ai vend.

Një numër i madh lojtarësh nga Evropa vendosën të vazhdojnë karrierën e tyre në Arabinë e Veriut këtë verë dhe derën ua hapi Cristiano Ronaldo, i cili në fillim të vitit nënshkroi për Al Nassr. Në gjurmët e tij ndoqën shumë, madje edhe lojtarë që janë në kulmin e karrierës.

Megjithatë, se jo gjithçka është aq e bukur në Arabinë Saudite, tregoi shembulli i Al Ittihad, i cili solli përforcime të mëdha këtë verë, por krijuan problem sepse kanë shumë të huaj në skuadër.

I pari në këtë klub ka ardhur Karim Benzema nga Real Madridi, ndërsa me Al Ittihad kanë nënshkruar N’Golo Kante, Jota dhe Fabinho.

Por njëri prej tyre ndjeu në lëkurë mizorinë dhe arrogancën e klubeve saudite. Në fjalë është Jota, i cili mbërriti në Al Ittihad nga Celtic për mbi 30 milionë euro, por vetëm një muaj pas nënshkrimit është në derën e daljes nga klubi.

Ai luajti gjashtë ndeshje për Al Ittihad, por kryesisht erdhi nga stoli. Kohët e fundit ai nuk ka qenë në planet e këtij klubi dhe fillimisht dukej se ishte i lënduar, por tashmë është zbuluar e vërteta.

Al Ittihad po përpiqet të heqë qafe Jota vetëm një muaj pasi braziliani mbërriti në klub. Ata folën me të dhe sulmuesi u trondit kur i thanë se nuk kishin më nevojë për të dhe se gabuan që e sollën dhe donin që ai të shkonte për t’i liruar një të huaj një vend në ekip.

Drejtuesit e klubit saudit janë gati t’i paguajnë dëmshpërblimin Jotës vetëm për t’u larguar dhe duket se kontrata mund të shkëputet në ditët në vijim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...