Presidenti kroat “SHUPLAKË” Greqisë: Po i bën presion Shqipërisë për Belerin! Shkojnë protestojnë në Himarë, por unë e di mirë se…

Date:

- Advertisement -

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka kritikuar ashpër presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë, sa i takon çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili gjendet prej muajsh i burgosur për shit-blerje votash.

Gjatë një konference për shtyp, ku Milanoviç foli edhe për tifozët kroatë të arrestuar në Greqi për trazirat në ndeshjen kundër ekipit të Athinës, AEK, ai përshkroi edhe gjithë situatën dhe mënyrën se si nga qeveria greke ushtrohet presion kundrejt vendeve më të vogla të rajonit.

“Në Greqi nuk po tregohet se ka shtet të së drejtës”, theksoi ai gjatë fjalës.

“Në të njëjtën kohë, kryebashkiaku i Athinës ka ardhur për të demonstruar në një fshat shqiptar. Kjo ndodh për faktin se disa javë më parë, një kandidat me etni greke, për të fituar Bashkinë e Himarës, është zënë duke vjedhur vota. Dhe ata shkojnë në Himarë për të protestuar me një grup njerëzish të tjerë dhe të kundërshtojnë vendimin. Unë e di shumë mirë çfarë ndodh atje”, deklaroi Milanoviç.

Milanoviç deklaron se ky është presion i drejtpërdrejtë i Greqisë mbi sistemin gjyqësor shqiptar dhe mbi politikën shqiptare.

Një paralelizëm më tej, ai e bën me tifozët e arrestuar të Dinamos së Zagrebit, për të cilët ai ka kërkuar të lirohen.

Por në këtë rast, nga pala greke, kjo sjellje është etiketuar si presion ndaj drejtësisë greke.

Përse atëherë, ngre pyetjen Milanoviç, qëndrimi i tij quhet presion ndaj drejtësisë greke, dhe rasti i Shqipërisë dhe çështjes Beleri nuk është i njëjtë?

“Përgjigja ime është se ata janë për t’u sulmuar, sepse atë çfarë po bëjnë, nuk është drejtësi”, deklaroi Milatoviç.

Kërcënimet e Greqisë për lirimin e Belerit kanë shkuar deri aty sa fqinjët tanë të deklarojnë hapur se do të bllokojnë si integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe ardhjen e fondeve të BE-së në vendin tonë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related