Elvis Pupa paralajmëron këngën e re, komenti i Luizit nuk iu shpëton fansave

Date:

- Advertisement -

Elvis Pupa është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet mjaft të komentuar në median online dhe aktori mori një vëmendje të madhe falë pozitivitetit që përcoi gjatë pjesëmarrjes në BBV.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Pupa ka lajmëruar se shumë shpejt ai do të publikojë këngën e tij të re, e cila do të vijë në bashkëpunim me Muharrem Ahmeti. Në videon e publikuar, aktori tregon se kënga është zjarr dhe ka shumë frikë mos i vendos flakën vendit.

“Kjo këngë shijohet shumë pas katër gotave alkool se atëherë ne shqiptarët dalim gjithmonë në zonën tonë”, ka thënë ndër të tjera Elvisi. “Këtë e quaj këngë narkoze sepse pasi ta dëgjoni, atmosfera është mpirje totale”, përfundon videon Pupa.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related