Roli më i lartë për një shqiptar në administratën e Zvicrës, Labinot Demaj emërohet sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë

Date:

- Advertisement -

I riu me origjinë shqiptare, Labinot Demaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë në Kantonin e Zyrihut. 39 vjeçari është diplomuar në universitetet e këtij vendi dhe ka dhe gradën “Doktor Shkencash”.

Nga data 1 Shtator 2023, Labinot Demaj do të shkojë në postin e ri, kurse deri tani ka qenë udhëheqës i sektorit për transformim digjital të Ministrisë së Shëndetësisë në kantonin e Zyrihut.

Shqiptari është diplomuar në Universitetin e St. Gallen në vitin 2010 për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Qeverisje, kurse nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka përfunduar një Master CEMS në Menaxhim Ndërkombëtar, në Universitetin e St. Gallenit dhe në Universitetin Erasmus të Roterdamit përpara se të realizonte doktoraturën në shkencat politike në 2015.

Labinot Demaj pas punës si asistent kërkimor në Institutin për Menaxhimin Sistemik dhe Qeverisjen Publike në Universitetin e St. Gallenit dhe një qëndrimi kërkimor në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley/SHBA, nga marsi i vitit 2015 ka punuar si menaxher programi për menaxhim strategjik në sektorin publik në Universitetin e St. Gallenit.

Ai gjithashtu ka bashkëthemeluar dhe menaxhuar “Behavioral Research Lab” (Laboratorin e Kërkimeve të Sjelljes).

Posti i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë në Zyrih për Labinot Demaj, është ndër postet më të rëndësishme që mban një person me origjinë shqiptare në administratën e Zvicrës, përcjell newsbomb.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Zhegrova fenomenal, ylli i Kosovës i shënon eurogol në Champions Atletikos së Madridit

Edon Zhegrova po kalon një moment të artë në...

VIDEO/ Gooool! Edon Zhegrova shtang Atletikon e Madridit, gol spektakolar nga distanca

Edon Zhegrova vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij....

Pse nuk flet kurrë për bashkëshortin?”, Alketa Vejsiu rrëfehet si rrallëherë për familjen: Nuk e kemi për famë

Alketa Vejsiu, përmes një rubrike me pyetje-përgjigje në Instagram,...