Nga festa e ditëlindjes te tragjedia, orët e fundit të jetës së italianëve në Shqipëri

Date:

- Advertisement -

Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç janë dy turistët italianë që humbën jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil.

Rreth orës 3 të mëngjesit, dy italianët po ktheheshin në Sarandë, kur u përplasën nga një makinë Mercedes Benz, e drejtuar nga një 17-vjeçar shqiptar pa patentë shoferi.

Përplasja ka qenë fatale për dy italianët që prej pak ditësh kishin ardhur në Shqipëri.

Madje një ditë më parë Vincenzo Tizzano kishte festuar edhe ditëlindjen në një club në Ksamil.

Në pamjet e publikuara në Instagram, dy italianët shihen duke u argëtuar në bregdetin shqiptar me miqtë e tyre.

Ndërkohë që postimet e tyre të fundit tregojnë se ata kanë qenë në Sarandë para se të ndodhte tragjedia.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Lojtarët e Lille i marrin Edon Zhegrovës qeleshen, nisin të bëjnë shqiponjën pas fitores me Atletikon

Edon Zhegrova është padyshim ylli dhe lojtari kryesor i...

Prokuroria i sekuestroi pronat, kush është Fatjon Murati që synonte të bëhej kampion boksi

Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës, lajmëruar se ka...

Si do të ndahen plazhet? Rregullorja e re, shezlone vetëm për hotelet

Ashtu siç u paralajmërua në vijën bregdetare do të...

VIDEO/ Zhegrova e David ia dhurojnë fitoren Lilles ndaj Atletico Madrid, fitojnë Man City e Interi

Lille ka bërë sërish befasinë në Ligë të Kampionëve....