Ashensori i merr jetën 18-vjeçarit te “Orange Club Sarandë / “Po prisnim këngëtarët, erdhi ambulanca”

Date:

- Advertisement -

Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme tek Orange Club në Sarandë.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë rrëfyer për redaksinë tonë se një 18-vjeçar i cili punonte si kamarier në këtë klub ka gjetur vdekjen tragjike rreth orës 02:00 pas mesnate.

Sipas të njëjtave burime, viktimën e ka kapur ashensori duke i këputur kokën, vdekje kjo e ndodhur në rrethana ende të paqarta, të pazbardhura për qytetarët nga organet kompetente.

Ambulanca dhe policia janë paraqitur në vendin ku ka ndodhur tragjedia duke mbyllur klubin, por ngjarja nuk është bërë ende publike.

Qytetari:

Ishte sh e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët ne skena kur filluan tu bërtit stafi erdhi ambulanca e nxorën te shkretin pa jete gjynah djali ri kjo eshte jeta se dim kur e kemi./Burimi i lajmit: JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related