Sylvinho përgatit ‘surprizen’, Arbnor Muja dhe supersulmuesi dardan në listën e Kombëtares

Date:

- Advertisement -

Të gjithë jemi sy e veshë për të parë listën me lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për ndeshjet e shtatorit përballë Çekisë dhe Polonisë për kualifikueset e Euro 2024. Lista pritej të publikohej ditën e djeshme, por vonesa e ka një arsye të mirë.

Federata Shqiptare po pret konfirmimin nga FIFA për të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm Arbnor Mujën dhe… Mirlind Dakun. Të dy lojtarët pritet të jenë në listën e Sylvinhos dhe do të debutojnë me Kombëtaren shqiptare në Pragë ndaj Çekisë më 7 shtator.

Dy super përforcime për kuqezinjtë që kanë përpara dy sfida jetike për fatet e kualifikimit në Euro 2024. Për Mujën dihej prej kohësh vendimi për të përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa surpriza është bomberi Mirlind Daku që zgjedh kështu kuqezinjtë para dardanëve në mungesë të një ftese nga përfaqësuesja e Kosovës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related