Mentor Kikia:“Mallkimi i pasurive natyrore” të Shqipërisë

Date:

- Advertisement -

Marre nga Mentor Kikia

“Brezave të rinj po u lihet një vend i betonizuar, me bregdet pothuajse të shkatërruar, me skemë pensionesh që po shkon drejt falimentimit, me burimet natyrore të shpërdorura, duke mos u lënë alternativë tjetër veçse të largohen…..”

Marre(me disa shkurtime) nga revista Monitor

“Mallkimi i pasurive natyrore” është një term i përdorur gjerësisht në ekonomi dhe i referohet paradoksit ku vendet, që kanë një bollëk të burimeve natyrore jo të rinovueshme, përjetojnë një ecuri jo të mirë të ekonomisë. Kjo prirje quhet shpesh edhe kurthi i burimeve dhe mund të çojë në korrupsion.

…….

Përvoja ka treguar se shtetet që kanë burime natyrore shpesh bëhen “dembele” në kërkim të alternativave të qëndrueshme të zhvillimit. E kundërta ka ndodhur me vendet më pak të pasura me pasuri natyrore, ku p.sh.

Estonia shënoi një zhvillim të shpejtë të teknologjisë së informacionit pas viteve ‘90, pikërisht për shkak të mungesës së burimeve dhe motit të ashpër.

Shqipëria është rasti tipik se si pasuritë e shumta natyrore nuk e kanë ndihmuar përmirësimin e mirëqenies së popullatës së saj, që edhe sot vijon të mbetet ndër më të varfrat në Europë.

Vendi ka fushën më të madhe naftëmbajtëse në tokë në Patos-Marinzë, por ende pas gati dy dekadash, kompania që e shfrytëzon me koncesion nuk paguan tatim fitimi.

Burimet e shumta të kromit në pjesën më të madhe janë bërë shkak konfliktesh për shkak të informalitetit të shfrytëzimit, apo burim aksidentesh si rrjedhojë e masave të dobëta të sigurisë.

Të ardhurat nga renta minerare, – një taksë që paguhet nga kompanitë që shfrytëzojnë burimet natyrore në vend, ai nafta, bitumi, gazi. kromi, bakri, materiale ndërtimore-, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave ishin 4.2 miliardë lekë (rreth 40 milionë euro) në vitin 2022.

Kjo shumë është më pak se 1% e totalit të të ardhurave që mbledh gjithsej buxheti nga taksat dhe tatimet. Bulqiza, një nga zonat më të pasura me krom dhe ku pushteti lokal mban sipas ligjit 25% të rentës, është nga më të varfrat në Shqipëri.

Edhe uji, një tjetër pasuri natyrore që e kemi me shumicë, po keq shfrytëzohet përmes hidrocentraleve të vogla në kurriz të bujqësisë e turizmit, teksa vendi vijon të mos diversifikojë energjinë (diellin e kemi për fat të mirë me shumicë) dhe të importojë me kosto të larta në periudha thatësire.

Pa dyshim që lajmi i fundit i mundësisë për të pasur naftë në zonën e Shpiragut është i mirë, ndonëse do të duhet kohë për të parë rezultatet konkrete të testimeve.
………..

Përmes krijimit të një fondi sovran, të ardhurat nga i cili pritet të shumëfishohen përmes investimeve, qeveria pret të zgjidhë shumë halle, sidomos rritjen e pensioneve, injektimin e investimeve në arsim e shëndetësi!

Në kontrast të plotë, fondi sovran i Norvegjisë, i ngritur pas zbulimit të burimeve të mëdha të naftës në Detin e Veriut, dhe një nga më të suksesshmit në botë, synon që të sigurojë që këto para të përdoren me përgjegjësi, të mendohet afatgjatë, në mënyrë që të mbrohet e ardhmja e ekonomisë. Fondi menaxhohet me frymën që pasuria i përket edhe brezave, duke mos e përdorur atë pa kriter sot, me synim për t’i maksimizuar vlerën afatgjatë.

Ndaj, më shumë se utopia që do të na vijë shpëtimi i gjithë problemeve nga “ari” i zi, vendit i duhet një strategji e qartë zhvillimi të qëndrueshëm, që nënkupton rritjen pa ezauruar burimet për brezat që do të vijnë.

Kjo, fatkeqësisht nuk po ndodh. Brezave të rinj po u lihet një vend i betonizuar, me bregdet pothuajse të shkatërruar, me skemë pensionesh që po shkon drejt falimentimit, me burimet natyrore të shpërdorura, duke mos u lënë alternativë tjetër veçse të largohen, çka po rrezikon të shkelmojë kapitalin më të vlefshëm që kemi në vend, atë human.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...