Qytetari: Pastrimi i plazheve publike nga çadrat private fasadë, në Gjipe 20 € shezlongu

Date:

- Advertisement -

Zaptimi i plazheve publike nga pronarë që mbijnë papritur, është një problematikë që çdo sezon vere denoncohet nga qytetarët që zgjedhin brigjet e Shqipërisë për të shijuar disa ditë pushimi.

Edhe këtë vit, denoncimet për privatizimin e hapësirave të plazheve publike, nga individë me lidhje të ngushta me pushtetin, nuk kanë munguar në redaksinë e JOQ Albania.

Së fundmi, një qytetar ka komentuar aksionin e policisë së shtetit lidhur me pastrimin e plazheve publike nga çadrat private.

Qytetari për JOQ, shkruan se këto aksione janë fasadë, pasi realiteti është ndryshe. Qytetari ka shkuar të pushojë në plazhin e Gjipes dhe sipas tij, nuk ka gjetur asnjë çadër pa lekë, por është përballur me një shezlong 20 euro.

Qytetari:

Pershendetje! Ne mos gaboj para disa ditesh sikur pash shtetin qe hiqte zhazllonet privat nga plazhi i gjipes dhe e kthente komplet publik? Isha sot dhe 1 shezllon kushtonte 20 € Kot per muhabet jo per gje, kjo eshte thirrje per shtetin, ngelen fasad ter kohes jan bere bajat. Respekte! JOQ.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...