VIDEO/ Rrugës së këmbësorëve u del pronari në qytetin e Gramshit, e kthen në ambient për bar kafe

Date:

- Advertisement -

Tashmë në Shqipëri, çudirat janë kthyer në normalitet. Ka pafund raste ku hapësirave publike, për interesa personale të dikujt tu dalë pronari dhe t’i privatizojë. Në Shqipëri, së fundmi ka ndodhur që trotuari dhe vizat e bardha në rrugë të bëhen me pronarë.

VIDEO nga qyteti i Gramshit

Po, po, e lexuat mirë. Konkretisht në Gramsh, një pronar i një lokali, ka zënë trotuarin dhe vizat e bardha me karrige e tavolinë të biznesit të tij, duke krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e këmbësorëve, por edhe makinave.

Lokali ndodhet para komisariatit afër qendrës së qytetit dhe kjo çudi, është filmuar nga një qytetar, banor i kësaj zone, i cili adreson pranë JOQ Albania problematikën në Gramsh, konkretisht zënien e trotuarit dhe vizave të bardha nga pronari i një biznesi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...