U vra me thikë nga motra, Amanda nesër do festonte ditëlindjen

Date:

- Advertisement -

Ditën e djeshme në Tiranë, është regjistruar një sherr me thikë brenda një familje. Nga ngjarja ka humbur jetën Amanda Pushani, pasi u vra me mjet prerës nga motra e saj, Marsela Pushani. Ngjarja u bë publike ditën e sotme, pasi sipas policisë, familjarët kanë dashur të fshehin ngjarjen duke e raportuar si vdekje natyrale, por nga ekzaminimi i trupit të pajetë janë zbuluar plagë të rënda me thikë.

Pas ngjarjes policia arrestoi shtetasen Marsela Pushani, me profesion mësuese e Gjuhës Shqipe në një shkollë private në kryeqytet. Kjo e fundit në dëshminë e saj ka deklaruar se motrën e ka vrarë në kushtet vetëmbrojtjes, pasi Amanda e ka kërcënuar atë dhe nënës se do t’i vriste.

Sipas Marselës, Amanda kishte mbi 10 vite që pinte alkool dhe ajo si motër i kishte kërkuar ta linte pijen, por ajo e ka kundërshtuar ndaj e ka vrarë. Ndërkohë prekëse është fakti se Amanda, u vra nga motra e saj, dy ditë para ditëlindjes, ku ajo do të mbushte 37 vjeçe.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related