Debati për furnizimin e jahteve në Durrës, Pirro Vëngu: Edhe gjysmë dite të qëndrojnë, mbajnë gjallë kompani të tëra në Port

Date:

- Advertisement -

Studiuesi dhe këshilltari politik, Adri Nurellari është përfshirë në një debat në rrjetet sociale me ekonomistin Gjergji Bojaxhi, përsa i përket ankorimit dhe furnizimit të jahteve luksoze me naftë në Durrës. Në këtë debat është përfshirë dhe vetë drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu.

“Strategjia e qeverisë aktuale shqiptare për të nxitur turizmin elitist është ofrimi i karburantit më të lirë në Mesdhe për superjahtat e miliarderëve të botës (ndërkohë që qytetarët taksapagues e blejnë me çmimin më të lartë në Evropë”, shkruan ndër rreshta Nurellari.

Mirëpo, drejtori Pirro Vëngu e quan këtë një reagim të nxituar dhe thotë se është ngritur një keqkuptim i madh në debatin publik lidhur me kohën e qëndrimit të jahteve në portet tona, siç ishte tre ditë më parë ankorimi i jahtit 500 milionë $ të Jeff Bezos.

Vëngu thekson se edhe nëse këto mjete vijnë gjysmë dite për furnizim, ato mbajnë gjallë kompani të tëra shërbimesh në tokë: Agjenci detare e doganore, furnizime në bord, mirëmbajtje, e riparim. Nafta është vetëm një hallkë e procesit, shton ai.

“Nuk e kuptoj përse duhet të skandalizohemi sepse portet tona janë plot me jahte e kroçiera! Ka një ekonomi të mirëfilltë mbështetëse në tokë e cila s’ka pikë lidhje me çmimin e karburanteve dhe as me fiskalizimin e tyre”, vijon drejtori i Autoritetit Portual Durrës.

Në Shqipëri ka një rritje eksponenciale të mjeteve lundruese për qëllime turizmi, thotë Pirro Vëngu, teksa shton se ta trajtosh këtë dukuri të ekonomisë tonë nën prizmin e karburanteve është të refuzosh të shohësh realitetin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related