U shty me dhunë nga ekuipazhi grek, ky është 36-vjeçari që humbi jetën!

Date:

- Advertisement -

Trishtim dhe zemërim ka shkaktuar vdekja e 36-vjeçarit Antonis Karyotis nga Agios Nikolaos, Kretë, i cili vdiq kur anëtarët e ekuipazhit të anijes Blue Horizon të Attica Group e shtynë atë ndërsa ai ishte në katapultë.

Kapiteni i anijes dhe 3 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u arrestuan lidhur me ngjarjen e rëndë që çoi në vdekjen e 36-vjeçarit nga Kreta, ata pritet të dalin para organeve të drejtësisë.

Kapiteni, shefi, oficeri i kuvertës dhe oficeri i parë përballen së bashku me akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe shkeljen e neneve të Kodit të së Drejtës Publike Detare.

Vëllai i 36-vjeçarit ka folur për mediet dhe ka komentuar vdekjen tragjike të Antonis.

“Jam i shokuar, nuk arrij ta kuptoj çfarë ka ndodhur me vëllain tim. Tani për tani kam ardhur në spital për të parë vëllain tjetër, i cili sapo ka dëgjuar për vdekjen e vëllait, është mërzitur… Videon e vëllait e kam parë shumë herë që nga mbrëmë dhe vërtet është një vrasje. E vranë, është e paimagjinueshme…”, tregon vëllai i tij Antonis për protothema.gr.

36-vjeçari Antonis jetonte në Agios Nikolaos Lasithiou, në banesën e punëtorëve me dy motrat e tij, ndërsa pak kohë më parë kishte humbur nënën./Greekcitytimes.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...