“Është padyshim një humbje“, trajneri i Çekisë i trishtuar: Është një turp, lojtarët ishin të gjithë me kokën ulur

Date:

- Advertisement -

Shqipëria kreu me sukses misionin e saj në transfertën e sotme. Kuqezinjtë barazuan me shifrat 1-1 në Pragë, duke marrë një pikë mjaft të rëndësishme për objektivin që ka në grupin E. Gëzim në kampin shqiptar, por trishtim në atë çek. Trajneri i Republikës Çeke ka deklaruar për mediat pas përfundimit të ndeshjes se ky barazim ka shijuar si humbje për ta.

“Është padyshim një humbje. Jemi të zhgënjyer, djemtë në dhomën e zhveshjes e kishin kokën ulur. Sidomos në pjesën e dytë, ne ndjemë një shans, e përmirësonim lojën, shënuam dy gola, por fatkeqësisht vetëm njëri ishte i vlefshëm. Dhe më pas, pas gabimit tonë i ofruam një gol kundërshtarit. Nuk mund ta kthenim më në anën tonë. Është turp, duhet të kishim fituar.

Ne u befasuam. U përgatitëm me ndershmëri për ndeshjen, e dinim mirë se për çfarë bëhej fjalë, se ishte një duel i rëndësishëm. Më pas filluam të nervozuar, pa lëvizje, pa përleshje… Pjesa e parë nuk na funksionoi. Më vjen mirë që e kemi përmirësuar në të dytën dhe kemi bërë një paraqitje më të mirë“, ka deklaruar Jaroslav Silhavy./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...