“Fluturimi është anuluar, flini ku të mundeni”, ish-ministri tregon skandalin e radhës së Wizz Air

Date:

- Advertisement -

Wizz Air është kthyer në një makth me vonesat apo me anulimin e fluturimit në minutën e fundit.

Ish-ministri Ylli Manjani tregon për skandalin e radhës së Wizz Air që ka mbajtur qytetarët për disa orë brenda në avion dhe në një moment i ka njoftuar se fluturimi është anuluar.

Manjani tregon se avioni i linjës Athinë-Tiranë, i kishte lajmëruar dy herë për shtyrje të orarit të fluturimit, duke bërë qindra qytetarë që të presin në “gate” për orë të tëra, e sikur mos mjaftonte kjo torturë në një moment i kanë futur qytetarët në avion, ku kanë mbajtur në bord për dy orë, ndërsa më pas i kanë njoftuar se fluturimi është anuluar duke u thënë “flini ku të mundeni”.

Po ashtu ish-ministri ka treguar edhe një tjetër rast ku djali i tij po kthehej nga Holanda me avionin e linjës Eindhoven-Tiranë dhe ishte nisur 6 orë me vonesë pa u dhënë më parë asnjë informacion.

Postimi i plotë i Manjanit:

Wizzair?

Never ever again!

Kurrë më! Asnjëherë!

Mbrëmë, avioni i linjës Athinë-Tiranë nuk u nis. Që fluturimet anulohen kjo ndodh, por që pasagjerët të trajtohen ç’njerzisht, kjo është e papranueshme!

Pasi kishin njoftuar dy herë shtyrjen e orarit të fluturimit, që do të thotë pritje në aeroport te gate, diku rreth orës 12:00 të natës avioni imbarkohet, por nuk niset, megjithse me pasagjerë në bord. Për më shumë se 2 orë kështu… Tmerr. As në qiell e as në tokë. Pengmarrje.

Pas 2 orë e kacafiu kujtohen të thonë se avioni nuk niset. Pasagjerët dalin nga avioni, rihyjnë në aeroport dhe lihen aty praktikisht në mes të katër rrugëve. Asnjë mundësi akomodimi!!! “Flini ku të mundeni”.

Nuk dihet do niset apo jo sot një avion tjetër!!!

Kjo i ka ndodhur familjes time mbrëmë.

Disa muaj më parë na ndodhi thuajse e njëjta gjë në linjën Eindhoven-Tiranë. Im bir pati të një përvojë shumë të keqe prej 6 orësh pritje dhe pa informacion..

Asnjë mirkuptim nuk mund të tregojmë ndaj kësaj kompanie që ofron shërbim ç’njerzor. Na janë shtyrë e madje edhe anuluar fluturime edhe të linjave të tjera, por na kanë trajtuar njerëzisht. Na është prishur terezia, por kemi thënë “ndodhin këto gjëra”.

Wizzair jo! Trajtimi ç’njerzor është krim jo shërbim.

E sigurtë është që nuk do ti blejmë më shërbim këtyre palaçove të papërgjegjshëm!

Ptu!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related