“Kapitenin e vranë…”/ DETAJET nga vrasja në Vlorë, 41-vjeçari pasi u qëllua ra nga motori dhe eci për 100 metra!

Date:

- Advertisement -

Detaje të reja nga vrasja e Laert Kekës në Vlorë, 41-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa ecte me motor.

Fillimisht ai është qëlluar përpara bibliotekës së Vlorës nga një mjet me targa italiane.

Pasi është qëlluar, Koka ka rënë nga motori dhe ka ecur për rreth 100 metra, ndërsa autori e ka ndjekur nga pas edhe është siguruar që ta vrasë. Më pas 41-vjeçari është qëlluar sërish para kishës Ortodokse.

Del FOTOJA, kush është viktima e atentatit në Vlorë, 41-vjeçari rezulton i dënuar për vrasje!
Makina që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë.

VRASJA NË VLORË/ Gjendet një makinë e djegur në fshatin Kote, DINAMIKA e atentatit!
Në vendngjarje janë gjetur mbi 28 gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Viktima me precedent të theksuar penal

Laert Keka është një emër i njohur për policinë e Vlorës, ai ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite burg.

Vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar, Ndërsa vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për hakmarrje, sipas policisë thuhet se 41-vjeçari ka pasur një konflikt të mëparshëm, por nuk jep më tepër detaje.

Ndërkohë një makinë është gjetur e djegur në fshatin Kote në Vlorë, dhe dyshohet se u përket autorëve të atentatin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç.

Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Të shtëna me armë zjarri pranë kishës Ortodokse në Vlorë, dyshohet për një viktimë
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related