Armand Duka, kreu i FSHF-së foli për TV Klan pas fitores 2-0 që Shqipëria mori kundër Polonisë në “Air Albania” për kualifikueset e grupit E të Euro 2024.
“Fitore shumë e mirë, dua t’i falenderoj të gjithë , trajnerin, stafin, lotjarët, tifozët por edhe policinë e shtetit. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Nuk ka sesi të mos lotosh nga gëzimi. Kjo kombëtare po na dhuron shpesh emocione të tilla. E kemi ngritur stekën shumë, nëse marrim ndonjë barazim do t’i shajmë (qesh).
Cdo tur varet nga të gjithë, nëse jemi pozitiv këtë energji marrin edhe djemtë. Kur e mendoj tani, kam patur frikë kot pasi nuk na rrezikuan fare. Vlerësimi sot është më shumë se 10, jemi më të mirët e grupit, humbëm një ndeshje në Poloni që nuk duhej ta humbnim. Duhet të kemi parasysh që kemi edhe 3 finale. Ne tani mendojmë Çekinë, sot festojmë të gjithë. Çekia është më e mirë se Polonia dhe nuk ka vend për eufori. Të gjithë kanë të drejtë të festojnë.