VIDEO/ Jasir Asani merr votat e tifozëve, UEFA e shpall golin më të bukur të raundit

Date:

- Advertisement -

Shqipëria po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Silvinjos. Përpos rezultateve, kuqezinjtë kanë mahnitur tifozët me golat spektakolarë që kanë shënuar në këto pesë përballje të kualifikueseve për Euro 2024. Mbresëlënës ishte edhe goli i fundit i Jasir Asanit. E majta e tij shtangu Poloninë mbrëmjen e 10 shtatorit, duke qenë vendimtar në fitoren e Shqipërisë.

VIDEO nga goli i Asanit

Por goli i lojtarit nga Shkupi ka marrë edhe votat e tifozëve. Këta të fundit e kanë votuar si golin më të bukur të raundit. UEFA ka shpërndarë sot në faqen zyrtare në “Twitter” renditjen përfundimtare për golin më të bukur të raundit, të cilën e udhëheq Jasir Asani dhe e përmbyll, Joao Felix-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related