100 shqiptarë ikin çdo ditë nga vendi, emigracioni shifra alarmante

Date:

- Advertisement -

Në dhjetë vitet e fundit, të paktën 700 mijë shtetas shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Mijëra të tjerë jetojnë në mënyrë të paligjshme.

Sipas të dhënave të INSTAT në 7 vitet e fundit janë larguar nga vendi mesatarisht rreth 40 mijë qytetarë çdo vit, ose rreth 101 qytetarë çdo ditë dhe shqetësim, sipas ekspertëve, mbetet fakti se rreth 80% e tyre janë të grupmoshës më aktive për punë, 15-44 vjeç.

Një anketë e fundit e Instat ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë dhe nënpunësimin, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë.

Përveç këtyre faktorëve bazë, një tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe të tjerë faktorë, si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi cilësinë e ulët të arsimit.

Ekspërtet thonë se nëse nuk merren masa për të frenuar tkurrjen, të gjithë këta faktorë të kombinuar me njëri tjetrin, sipas ekspertëve, do ta vënë në vështirësi të mëdha tregun e punës në Shqipëri.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...