Tre shqiptarë akuzohen për grabitjen në shtëpinë e Sterling

Date:

- Advertisement -

Autoritetet britanike janë në kërkim të tre shtetasve shqiptarë të lidhur me vjedhjen në shtëpinë e Raheem Sterling vitin e kaluar.

Ka dyshime se tre shqiptarët janë të lidhur me 32 bastisje të tjera shtëpish, përveç grabitjes në shtëpinë e yllit të Chelsea në Oxshott, Surrey, në dhjetor, ku thuhet se u vodhën bizhuteri dhe ora me vlerë 300,000 £.

Alfred Isufi, 48 vjeç, Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, janë duke u kërkuar për t’u marrë në pyetje për 33 vjedhjet në të cilat mendohet se janë vjedhur rreth 1 milion £ në Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire.

Ky lajm vjen pasi policia dje akuzoi një person tjetër për të njëjtën grabitje që ndodhi ndërsa Sterling ishte në Kupën e Botës.

Emiliano Krosi, 23 vjeç, nga Southend-on-Sea, u akuzua për 33 vjedhje dhe do të paraqitet në Gjykatën së Guildford më 21 shtator.

Të tre burrat thuhet se kanë lidhje me Harlow, Essex dhe Londrën veriore. Ata gjithashtu nuk besohet se janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...