Xhorxhina Shabani, një shqiptare kandidate për prefekturën e Athinës

Date:

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme, në Greqi, 9 milionë qytetarë do të votojnë në zgjedhjet lokale dhe për drejtuesit e qarqeve, periferive. Në shtetin fqinj janë 120.000 shqiptarë me nënshtetësi greke që kanë të drejtë vote.

Në listë, në zonat kryesore të vendit Athinë, Selanik, Pire janë përfshirë edhe kandidatë shqiptarë. Në mesin e këtyre të fundit, është edhe shqiptarja Xhorxhina Shabani, e cila me familjen e saj emigroi nga Elbasani drejt Greqisë.

Mbesa e kampionit të peshëngritjes Luan Shabani do të kndidojë për prefekturën e Athinës. Xhorxhina është me profesion mjeke radiologe dhe në këto zgjedhje është pjesë e listës së Nikos Hardalias, që ishte ministër i emergjencave civile në periudhën 2020-2021.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related