Porositi djegien e “Urgjenca Club”, kush është 24-vjeçari i shpallur në kërkim, në 2021 i shpëtoi atentatit me armë

Date:

- Advertisement -

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi i vuri flakën tarracës së një lokali në kryeqytet për llogari të një 24-vjeçari, i cili e porositi që të digjte biznesin në këmbim të 20 mijë lekëve të reja.

Klizjan Bajrami, i cili është arrestuar nga blutë e Tiranës, si përgjegjës për zjarrvënien në tarracën e lokalin “Urgjenca Club”, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, u porosit nga Redi Balla, 24 vjeç, i njohur më herët nga policia, pasi u plagosur në zonën e Komunës së Parisit në tetor 2021, i shpallur tashmë në kërkim nga policia.

Mbetet e paqartë se për çfarë arsye është kërkuar djegia e lokalit, por hetuesit kanë dyshime të ndonjë konfliki të pronarëve të lokalit me Redi Ballën.

Identifikimi i autorit të zjarrvënies u bë nga agjentet e Komisariatit nr. 2 përmes gjurmimit të kamerave të sigurisë, të cilat pas vëzhgimit identifikuan dhe lokalizuan autorin Bajrami.

Këtij të fundit nga kontrolli në banesë iu gjetën disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të cilat u sekuestruan nga policia.

Redi Balla mbeti i plagosur me një plumb në këmbë mbrëmjen e 12 tetorit të vitit të shkuar në mjetin e tij të parkuar pranë një lulishteje.

Agresoret përfituan atë natë pasi po luhej Shqipëri-Poloni në “Air Albania” dhe vëmendja ishte përqëndruar te ndeshja.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...

Mbante në kushte të papërshtatshme një shpend në shtëpi, e pëson ish-banori i Big Brother!

Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotme pasi...

“Koncepti i gabuar për tradhtinë” Dajana Shabani: Kush kapet është amator

Mbremjen e djeshme në “D-Night”,tema ngacmuese ishte se çfarë...