Ausilio e bëri fakt të kryer, por “La Gazzetta Dello Sport” insiston: Interi ndjek Brojën

Date:

- Advertisement -

Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, pak ditë më parë bëri të qartë duke folur për mediat shqiptare se zikaltrit nuk ishin në garë për Armando Brojën, ai ia mbylli dyert një transferimi të mundshëm të sulmuesit te klubi i Serisë A dhe e arkivoi si çështje, Por jo për mediat italiane, pasi “La Gazzetta Dello Sport” , insiston se situata është ndryshe.

Siguriusht, theksohet se objektivi i parë i merkatos së janarit për Interit mbetet Mehdi Taremi i Portos, por si alternativë shikohet edhe Armando Broja.

Sipas kësaj media italiane, emri i qendërsulmuesit shqiptar po rikthehet në modë, duke qenë se Broja është rikthyer nga dëmtimi dhe po rigjen formën e tij. Në artikull ndër të tjera theksohet se Çelsi është i gatshëm ta huazojë shqiptarin për t’i dhënë mundësinë që të fitojë përvojë.
Gjatë rrugës Auzilio mund të përjetojë tundime të reja. Për momentin, megjithatë, Taremi mbetet në krye të mendjes.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...

Champions League reklamon super golin e Qazim Laçit, i pari nga futbollistët e kombëtares

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Gert Bogdani ishte më i miri, e papranueshme që hotelet luksoze nuk kanë mjekë

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në...