“Isha në gjendje të rënduar”/ Si justifikohet pronari i TV “6+1 VLORA” pasi kërcënoi gazetaren

Date:

- Advertisement -

Një ditë pas sulmit ndaj gazetares Afrovita Hysaj dhe reagimit të ashpër në publik, ka ardhur edhe kërkesa e faljes nga administratori i “6+1 Vlora”, Albert Deliaj.

Ai justifikohet duke thënë se reagimi ishte bërë në një moment kur ishte në gjendje psikologjike të rënduar, pasi i biri akuzohej për përdhunimin e një vajze të re. Ndaj edhe njëherë sqaron se qëllimi nuk ka qenë sulmi ndaj gazetares Hysaj, e cila sipas tij, përhapi një lajm të rremë.

“Sqarojme se, dje eshte bere nje shenim, nga Administratori i TV, ne kushtet e renduara psikologjike, nisur nga fakti i cenimit te emrit te djalit, familjes dhe te gjithe institucionit mediatik qe perfaqeson. Me ane te ketij reagimi, i kerkojme ndjese dhe mirekuptim opinionit publik, por nuk kemi pasur si qellim te godasim gazetaren ne fjale por veprimin shume te ulet te saj per raportimin e lajmit te rreme qe lidhet me te birin, i cili kudo eshte targetuar si nje nder 4 perdhunuesit dhe kjo e PAVERTETE e madhe eshte zyrtarisht e verifikueshme”, thuhet në reagimin zyrtar.

Ndër të tjera, ai shton se nuk ka qenë kurrë në kushte të tilla, ndaj edhe ka dalë nga vetja duke përdorur një fjalor jo të denjë, por justifikohet me faktin që është cënuar padrejtësisht.

Ndërkohë që Deliaj është proceduar penalisht pasi kërcënoi gazetaren Afrovita Hysaj.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...