VIDEO/ Rita Ora shihet e qeshur teksa ndjek ndeshjen e futbollit në krah të tenistit serb

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e sotme Zelanda e Re po përballet me kampionët mbrojtës të Afrikës së Jugut në finalen e Kupës së Botës në Rugby në Stade de France në Paris. Përveç dinamikës së ndeshjes, një detaj interesant ështa kapur nga kamerat në stadium. Këngëtarja shqiptare Rita Ora po e ndjek me entuziazëm ndeshjen së bashku me lojëtarin e tenisit serb Novak Djokovic.

VIDEO qe jane te dy

Nuk kanë kaluar shumë kohë nga veprimi i këngëtares Rita Ora, teksa merr flamurin serb dhe këndon bashkë me të në skenë, veprim ky që ngjalli shumë irritim tek fansat e saj shqiptarë.

Pas ngjarjes që ndodhi me flamurin serb dhe reagimit të ashpër nga fansat, këngëtarja Rita Ora reagoi duke thënë se ishte një keqkuptim. Ajo theksoi se flamuri serb iu dha nga një fans teksa po performonte dhe nuk e dinte cilit shtet i përkiste.

Ndërkohë që tani shihet duke shijuar ndeshjen në stadium, në krah të lojëtarit të tenisit, patriotizimi i saj vihet në pikëpyetje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related