Viktima e parë e skelës që u shemb në Hamburg, Albert Zorba 31 vjeç

Date:

- Advertisement -

JOQ mëson ekskluzivisht se Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës.

Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg.

Viktima e dytë e identifikuar për JOQ është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.

Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.

“Deri dje kane qene duke kerkuar ende per trupa te tjere por nuk dihet akoma se cfare ka ndodhur ne kantjer, jemi afruar por nuk na lejon policia te shikojm nga afer. Kemi shku ne zyrat qe kemi per me u interesu nuk na japin asnji pergjigje”,-shkruajnë burime për JOQ.

Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare. Sipas burimeve për JOQ, mbrëmjen e djeshme është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup.

Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.

Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity. Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mori vëmendjen në ‘San Siro’, Diletta Leotta ‘çmend’ tifozët në derbin Inter-Milan (FOTO)

Diletta Leotta, gazetarja dhe influencerja e njohur italiane me...

Fitorja në derbi ndaj Interit, De Biasi: Milan më mahniti, treguan karakter të fortë

Milani mundi në derbi Interin me shifrat 2-1. Për...

“Mjafton një klik në internet”/ Deri në 1500 euro dita, Tirana lulëzon me eskorta të huaja!

Në kushtet kur turizmi në vend ka pasur rritje...

“Je shitur për 500 euro”, Klea Prenga reagon pas komentit të nënës së Antonelës

Modelja Klea Prenga ka reaguar sërish në rrjete sociale...