Quhej Sinan Paja dhe ishte kthyer në një personazh viral në rrjetet sociale. Burri nga Kurbini binte në sy për pamjen e tij tejet të veçantë dhe kombinimin e ngjyrave në veshjet e tij. Fatkeqësisht Sinani ndrroi jetë pak ditë më parë teksa lajmi u bë i ditur nga e bija Lulkuqe Paja dhe i biri Skënderbe Paja.
Vëlla e motër janë personazhe të njohur e shumë të komentuar në rrjetet sociale, ky i fundit për stilin e veçantë të flokëve ndërsa e motra si kërcimtare në TikTok e cila shoqërohej shpesh edhe nga i ati përpara një turme njerëzish në qytetin e Sarandës.
Fatkeqësisht vetëm pak kohë më parë ata humbën edhe nënën dhe tashmë kanë mbetur jetimë.
Sinani dhe bashkëshortja e tij ishin prindër të pesë fëmijëve, Skënderbeut, Lulëkuqes, Mbretëreshës, Herkulit dhe Hitlerit.
Historia e tyre është e trishtë, pavarësisht se në rrjetet sociale i shihnim gjithnjë të hareshëm…
Ata nuk kishin një shtëpi të tyren dhe jetojnë në gjendje të mjerueshme ekonomike. “Tani jetoj ku të mundem, shtëpinë ma morën kushërinjtë”,-kishte rrëfyer pak kohë para se të vdiste Sinani.