Vesa Vllasaliu ka zbuluar detaje të reja nga lidhje me futbollistin e njohur shqiptar, Mërgim Berisha. Në ‘Big Brother VIP Kosova 2’, Vesa ka rrëfyer se ai u nda nga ai dy muaj para martesës së tyre dhe se ai është martuar me shoqen e saj të ngushtë, Edonën. Ajo ka treguar madje se ka humbur një fëmijë që priste me futbollistin. Ajo thotë për këtë gjë nuk ishin në dijeni as nëna e as babai i saj.
Video ku tregohet historia e saj
“Isha në Itali me shoqe, kisha alergji dhe ikëm në spital. Më kanë pyetur ‘A je shtatzënë’, unë u kam thënë që ‘S’jam’, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dijnë as nëna, as babi. Aty e kam ditur, se kam patur shumë gjakderdhje”, është shprehur ajo.
Vesa ka treguar se pas ndarjes nga futbollisti, ai e ka nxjerrë në rrugë pa asgjë.
“Kam qenë shumë e lumtur, kam jetuar në Turqi, e kam patur jetën si në ëndrra, unë e kam dashur shumë, por familja tij nuk kanë dashur sepse unë kamë qenë e shkolluar e ata jonë, e kisha përkrahjen e babait tim, ata mendonin që nuk i tregoj atij asgjë, por unë i kam treguar të gjitha.
Unë burrin tim dy herë në javë e kam parë, kemi shkuar një herë në restorant me shoqen time, burrin e saj dhe disa shokë të tij, gjatë gjithë natës nuk ka folur me burrin e shoqes sime. Më thoshte se nuk je falënderuese, luksin e ke prej meje, je duke jetuar në mes të Stambollit prej meje, se prej meje po jeton në katin e 32.
Kemi shkuar në makinë të gjithë, u ndal makina për të shkuar shoqja ime dhe burri i saj në shtëpi, mua më ka nxjerrë me zor në mes të rrugës, tha u kry, nuk jemi më bashkë, më la në mes të rrugës, pa asgjë, kisha vetëm rrobat e trupit, shokët e tij as nuk janë kujtuar t’i thonë ndonjë gjë. Kam rënë në mes të rrugës e alivanosur, pastaj më kanë marrë shoqja dhe burri i saj në shtëpi, të nesërmen kur kam shkuar në shtëpi sigurimi nuk më kanë lënë të hyjnë brenda, i kisha me pasaporta me të gjitha aty”, zbuloi Vesa.
Gjatë kohës që Vesa është e izoluar, shoqja e saj dha një intervistë, ku mohoi njohjen me Vesën, ndërkohë që rrjeti gjeti foton ku ajo do të ishtë dëshmitare në dasmën e saj. Po ashtu, në intervistë doli edhe vëllai i futbollistit, Besarti, i cili tha se arsyeja e ndarjes së tyre kanë qenë sjelljet e këqija të saj si nuse. Për të gjithë ngjarjen që prej disa javësh ka trazuar rrjetin, “Zëri.ai” i ka dedikuar edher një video shpjeguese.